Beyoncé dhe Jay-Z të lumtur me martesën e tyre
Londër, 24 tetor - Pas shumë muajsh thashethëmesh se relacioni në mes të Beyoncé dhe Jay-Z po lëkundet, ata të dy vendosin që ti përsrisin njëri tjetrit premtimet e martesës.
Burime të afërta me qiftin, i cili është i martuar tashmë 6 vite, ka zbuluar për revistën ,,People" se ata kanë mbajtur një ceremoni të vogël gjatë kohës sa ishin në turneun e tyre On The Run tour.
Ka qenë e vështirë për të dy por ata ia kanë dalur. Tani gjërat janë më mirë se çdo herë. Shokët dhe familjarët janë të kënaqur se skenari ka një përfundim të lumtur".