Beyoncé dhe Jay Z në pritje të fëmijut të dytë
Holivud, 25 qershor - Spekulimet që Beyonce do ta përdorë ndihmën e një gruaje tjetër për të lindur fëmijën e dytë janë kthyer.
Sipas një artikulli të gazetës In Touch Jay Z dhe Beyonce kanë shfrytëzuar ndihmën e një gruaje tjetër që do të bartë fëmijën e tyre dhe se atyre iu janë dashur disa muaj për ta gjetur këtë grua.
Thuhet se ky vendim është marrë pas disa muajsh tentimesh që Beyonce të mbetet shtatzënë.
Ajo edhe më parë ka treguar për problemet e saj në shtatzani dhe dështimin e mëhershëm dhe ka theksuar se më nuk dëshiron të rrezikoj veten e saj.