Beyonce anulon koncertin në Belgjikë
Bruksel, 15 maj - Beyonce është detyruar të anulojë një koncert në Belgjikë për shkak të dehidratimit dhe lodhjes. Lajmin e ka bërë të ditur një anëtar i stafit të këngëtares, që ishte parashikuar të performonte në Antuerp në kuadër të turit Mrs Carter.
Si këngëtarja ashtu edhe organizatorët e koncertit deklaruan se shfaqja do të programohet për një datë tjetër.
Beyonce është këshilluar nga doktori që të pushojë si pasojë e dehidratimit dhe lodhjes, thuhet në një njoftim për shtyp.
Beyonce ishte planifikuar që të dilte në skenë të mërkurën, por stafi i saj tha se ajo po priste këshillen e mjekut para se të vazhdonte.
Së fundmi në mediat rozë kanë qarkulluar spekulime se 31-vjeçarja mund të jetë shtatëzënë me fëmijën e saj të dytë, por vetë e interesuara nuk ka bërë asnjë koment mbi këto zëra.
Turi botëror i këngëtares, Mrs Carter, shënon kthimin e saj në botën e muzikës pas një viti pushim pas lindjes së vajzës së saj të parë, Blue Ivy.