05 Janar 2025

Betohen 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes

Prishtinë, 20 gusht - Korpusi i Paqes ka bërë të ditur se 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen sot solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.

Në mesin e të ftuarve janë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mysafirë të shquar dhe miq të shumtë të Korpusit të Paqes.

Ceremonia e betimit do të mbahet sot në restorantin Briliant në Hajvali prej orës 10:00 deri në ora 12:00.

Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues njëmbëdhjetë javësh ku vullnetarët e grupit të ri kanë ndjekur trajnimet për gjuhët vendore, kanë mësuar për kulturën kosovare dhe kanë pasur trajnim teknik.

Pas ceremonisë së betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar në tërë territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)