Besnik Krapi i ftuari i radhës në Akademinë Evropiane të filmit
Prishtinë, 17 prill - Producenti dhe aktori Kosovar Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit. Kontributi i tij në fushën e kinematografisë si producent dhe aktor është mjaft i njohur në rajon dhe më gjerë.
Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.
Me këtë anëtarësim Kosova e rritë në 24 numrin e anëtarëve në këtë institucion prestigjioz.