22 Dhjetor 2024

Besa: hera e parë që kam kënduar në zhanrin popullor

Prishtinë, 10 mars - Këngëtarja Besa Morina ditët e fundit ka realizuar këngën e saj më të re “Unë n’Prizren e ti n’Prishtinë”, së cilës ia ka bërë edhe videolipin. Këtë këngë, ajo e këndon në duet me këngëtarin nga Prizreni, Masar Sinani.

Tekstin e kësaj kënge, që është e zhanrit popullor, e ka shkruar Gursel Idrizi, muzikën e ka punuar Masar Sinani, ndërsa orkestrimin Istref Krasniqi (Helix).

“Edhe pse është hera e parë që kam kënduar në zhanrin popullor, kam shumë fjalë të mira për këtë këngë. Kjo nuk do të thotë se i jam kthyer përgjithmonë muzikës popullore”, ka thënë Morina, duke i falënderuar të gjithë adhuruesit e saj, të cilët e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta përkrahin.

Ajo ka mbaruar Fakultetin e Muzikës, Dega Teoriko-Pedagogjik, ndërsa përveç këndimit mban edhe orë private të pianos.

Gjatë karrierës së saj muzikore, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale. “Kam marr pjesë në disa festivale si në TopFest-Shqipëri, NotaFest-Maqedoni, PoliFest-Kosovë.

Në këta festivale jam shpërblyer me çmime të ndryshme”, ka thënë Morina, duke shtuar se, qysh në moshën fëmijërore ka filluar karrierën në muzikë.

“Në fëmijëri kam bashkëpunuar me Aida Barakun, e cila i ka shkruar të gjitha tekstet e këngëve të mia, ndërsa muzikën e ka realizuar Armend Rexhepagiqi, orkestrimet Xhevdet Gashi, ndërsa tani bashkëpunoj me tekstshkrues dhe kompozitorë të ndryshëm profesionistë”, ka deklaruar Besa.

Ajo në fund ka theksuar se kënga “Unë n’Prizren e ti n’Prishtinë” është edituar nga produksionet muzikore “AlbanianMusic” dhe “Arboni” nga Gjilani.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)