Beqaj ftohet për anëtar të Bordit të Institutit për Diplomaci Kulturore
Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka marr ftesën e Institutit për Diplomaci Kulturore të Berlinit për tiu bashkuar Bordit Këshillues të këtij instituti.
Bordi Këshillues i ICD-së siguron këshilla dhe mbështetje për Sekretariatin e Institutit dhe përfshin individë të shquar që vijnë nga fusha e politikës ndërkombëtare, akademisë, sektorit privat, si dhe artistë të njohur.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Berlinit me rastin historik të 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, Ministri Beqaj u takua me Drejtorin Gjeneral të Institutit.
Me këtë rast Drejtori Gjeneral i Institutit shprehi interesimin që së bashku me vendorët të organizojnë një forum me përmasa të njëjta edhe në Kosovë, në mënyrë që të promovohet Republika e Kosovës si vend potencial për të ofruar kushte të favorshme për investitor në fusha të ndryshme.