Ben Affleck nuk garon për Senat
Hollywood, 26 dhjetor - Aktori i njohur i Hollywood-it, Ben Affleck, tha se nuk do të garoj për vendin e senatorit, pasi demokrati John Kerry, ta marrë postin e serketarit të shtetit, nëse konfirmohet nga Senati.
Affleck në rrjetin Facebook tha se derisa atij i pëlqen procesi politik, ai nuk do të garoj për zyrë publike.
Spekulimet për aktorin e lindur në Kembrixh të shtetit Masaçusets, filluan kur ai nuk e kishte përjashtuar krejtësisht konkurrimin për Senat në paraqitjen e tij në rrjetin televiziv CBS.
Në faqen e tij në Facebook, Ben Affleck, tha se ai do të vazhdoj të punoj me Nismën për Kongon Lindore, një organizatë joprofitabile, që ndihmon me ndihma direkte humanitare në rajonin e goditur nga lufta dhe për çështje të tjera.
Aktori Affleck tha se John Kerry do të jetë sekretar i shtetit i mrekullueshëm.