Ben Affleck mohon lidhjen me ish-kujdestaren e fëmijëve të tij
Holivud, 30 korrik - Thashethëmet rreth lidhjes së mundshme në mes të aktorit Ben Affleck dhe ish-kujdestares së fëmijëve të tij Ouzounian kanë filluar të qarkullojn që nga e mërkura kur Us Weekly shkruajti se ata dy kishin lidhje romantike.
Poashtu burime të ET kanë konfirmuar të njëjtën gjë duke shtuar se Ouzounian është pushuar nga puna pas vetëm disa muajsh dhe se nuk ka dashur ta komentoj këtë gjë as me miqtë e saj të afërt.
Përfaqësuesi i Ben Affleck ka mohuar fuqimisht pohimet e Us Weekly dhe e ka quajtur artikullin e kësaj gazete ,,mbeturina përplot me gënjeshtra".