Ben Affleck dhe Jennifer Garner drejt divorcit
Los Angeles, 29 maj - Një prej çifteve më të preferuara të Hollywood-it, Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë probleme serioze me martesën.
Burime të ndryshme bëjnë me dije se, marrëdhënia e tyre është shumë e tensionuar madje thuhet se divorci shkon në 150 milionë dollarë.
Çifti në fjalë është martuar në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku, Violet, Seraphina dhe Samuel. Affleck dhe Garner nuk janë parë bashkë prej një muaji.