Beckham: Vajza nuk ka lindur akoma
Londër, 6 korrik - David dhe Victoria Beckham, përmes zëdhënësit të tyre, kanë mohuar thashethemet se janë bërë prindër të një vajze më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Të hënën u shpërnda lajmi nëpër rrjetet sociale se Victoria ka lindur vajzën, të cilën e ka quajtur Felicity, mirëpo përfaqësuesi i çiftit i ka mohuar këto fjalë.
Zëdhënësi Simon Oliveira ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth lindjes më 4 korrik, dhe se fëmija i çiftit pritet të lindë javën që vjen.