Beatles për herë të pare në SHBA më 9 janar 1964
Detroid, 10 shkurt - Më 9 shkurt 1964, Beatles u paraqitën për here të pare në televizionin amerikan në programin televiziv, The Ed Sullivan Show.
Pas 50 vjetësh, amerikanët po festojnë paraqitjen e këtij kompleksi të famshëm në Shtetet e Bashkuara që u bë frymëzim për një brez të tërë.
Kështu filloi Mania Beatles në Amerikë, kur dhjetra miliona njerëz vërshuan në çfaqjet e kompleksit të këtyre të rinjve britanikë që nxitën një revolucion muzikor.
50 vjet më pas, mund të shohësh dedikime për Beatles që nga Capitol Records Tower në Los Anxheles e deri në Aeroportin Kenedi në New York, kur avioni me të cilin Beatles erdhi në Shtetet e Bashkuara preku token amerikane. Jo vetëm shfaqjet e kompleksit Beatles ishin biseda e ditës, por edhe paraqitja e tyre.
Për sonte, kanali televiziv CBS ka përgatitur një çfaqje të veçantë e të rallë për dashamirësit e kompleksit Beatles.
Paul McCartney dhe Ringo Starr, dy nga katër anëtarët e mrekullueshëm të kompleksit që ndryshe quhet edhe \"Fab Four\", do të paraqeiten sëbasku për të festuar paraqitjen e tyre të pare në Shtetet e Bashkuara në programin The Ed Sullivan Show.