10 Janar 2025

BE përkrah edukimin, kulturën, rininë dhe sportin e Kosovës

Prishtinë, 14 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur avancimin dhe reformat në arsim, kulturë dhe mbështetjen e rinisë e sportit në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e aspekte të tjera në kuadër të zhvillimit të vendit.

Kryeministri Mustafa theksoi se reformat në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe kulturë, si dhe përkrahja e fuqishme për rininë e sportin, janë prioritete të programit qeveritar, duke e njoftuar komisionerin e BE-së me hapat konkret të Qeverisë në këtë drejtim.

Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa shprehu nevojën që Kosova sa më shpejt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe që BE-ja të marr vendim për liberalizmin e vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të qarkullojnë të lirë në vendet evropiane ashtu si qytetarët e të gjitha vendeve tjera në rajon.

Komisioneri i BE-së për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Duke çmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur proceset që lidhen me edukimin, kulturën, rininë dhe sportin, komisioneri Navracsics, po ashtu shprehu përkrahjen e BE-së në këto aspekte të rëndësishme të zhvillimeve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)