BE mbështet fuqizimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 12 dhjetor - Programi rajonal i Bashkimit Evropian është duke financuar projektin "Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe promovimi i përfshirjes sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi".
Si pjesë e këtij projekti, Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Forumin Evropian të Aftësisë së Kufizuar (FEAK) dhe UNICEF organizon seminar për fuqizimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Seminari do të sjellë së bashku pjesën dërrmuese të lëvizjes kosovare të aftësisë së kufizuar dhe do të ofrojë mundësinë për të debatuar me organizata të tjera kombëtare të cilat janë aktive në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me politikëbërësit kyç dhe donatorët ndërkombëtarë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.