BE-ja rehabiliton fasadën e Pallatit të Kulturës
Kaçanik, 31 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nëpërmjet projektit: Infrastruktura në Kosovë, faza VII është duke e financuar rehabilitimin e fasadës në objektin e Pallatit të Kulturës Xheladin Kurtaj në Kaçanik.
Për të diskutuar rreth ecurisë së zbatimit të projektit, të enjten kryetari i Komunës, Besim Ilazi ka realizuar një takim më zyrtarë të Zyrës së BE-së në Prishtinë të prirë nga Besime Kajtazi, mbikëqyrësit e projektit të prirë nga Grigorios Kralis dhe përfaqësuesit e kompanisë, që do ti kryej punimet.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i Komunës, Remzi Elezi, drejtori i Arsimit e Kulturës, Enver Kamishi dhe Fatos Koxha , menaxher i projektit dhe person kontaktues me Zyrën e BE-së.
Kryetari Ilazi e ka falënderuar Zyrën e BE-së për financimin e projektit të sipërpërmendur, ndërkaq është shprehur i gatshëm ti kryejë të gjitha obligimet që dalin nga kontrata.
Projekti për rehabilitimin e fasadës përfshin fasadimin e pjesës së jashtme të objektit dhe disa renovime të jashtme ndërsa për realizimin e këtij projekti do të shpenzohen afër 100 mijë euro.