BE-ja dhe UNDP-ja Lansuan Projektin për Mbrojtje Kulturore
Prishtinë, 27 prill - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara lansuan sot projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë në një ceremoni ku morën pjesë Kujtim Shala, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Alessandra Roccasalvo, Zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Christof Stock, Udhëheqës i sektorit të bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kryetarë të komunave përfituese, përfaqësues religjioz, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Duke falenderuar BE-në për përkrahjen e dhënë, znj. Roccasalvo, në fjalën e saj hyrëse, theksoi që projekti do të jetë një përpjekje e përbashkët për të rujatur trashëgiminë në Kosovë.
Ministri Shala përgëzoi këtë inciativë dhe konfirmoi se Ministria e ka prioritet ruajtjen e mbrojtjen e vendeve të trasgëgimisë sipas konventave ndërkombëtare.
Stock, i cili foli në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, shfaqi kënaqësinë që merr pjesë në lansimin e projektit që ka një rëndësi shumë të madhe sidomos duke marrë paraysh që Kosova ka një trashëgimi shumë të pasur. Ai gjithashtu theksoi që është detyrë e secilit që këtë trashëgimi ta mbroj.
\"Projekti \'Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë\' është vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme të BE-së për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Përmes këtij projekti, BE-ja dëshiron të promovojë rritjen ekonomike, punësimin dhe bashkëjetesën, të rehabilitojë objekte të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe të promovojë tolerancën e respektin për trashëgiminë kulturore të Kosovës. Projekti duhet të promovojë pikëvështrimin se objektet e trashëgimisë kulturore janë trashëgimi e çdo qytetari të Kosovës e jo e vetëm e një komuniteti. Kështuqë e vlerësoj përfshirjen direkte të popullatës vendëse në projekt\", ka thënë ai.
Projekti, që financohet nga BE-ja dhe do të implementohet nga UNDP-ja, do të rigjenerojë vende të përzgjedhura kulturore dhe fetare ne pesë komuna (Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan dhe Shtërpcë) dhe do të krijojë kapacitetet për promovim, monitorim dhe mbrojtje të vendeve të trashëgimisë. Buxheti i përgjithshëm i BE-së për këtë projekt është mbi 1.5 milion euro dhe do të zbatohet gjatë një afati prej 12 muaj.