BE dhe UNDP me punëtori për trashëgimi kulturore në Ferizaj
Ferizaj, 6 shtator - Projekti Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë punëtorinë e tretë të inovacionit sot në Ferizaj.
Punëtoria e titulluar të Ri-imagjinojmë Trashëgiminë Kulturore do të përqëndrohet tek të rinjtë e moshës 16 deri 25 vjeç.
Në të do të përfshihen teknika me fokus në dizajn për tiu ofruar pjesëmarrësve burime që të mirren me trashëgimi kulturore në mënyrë inovative.
Pjesëmarrësit do të mësojnë si të krijojnë zgjidhjet e tyre për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe si ti zbatojnë ato.
Kjo është punëtoria e tretë, ku dy të parat janë mbajtur në Kamenicë dhe Lipjan, prej një serie sosh që do të mbahen nga projekti gjatë muajve të ardhshëm.