BE dhe UNDP fillojnë projektin për Mbrojtjen Kulturore në Kosovë
Prishtinë, 27 prill - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të fillojnë sot projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë.
Projekti, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNDP-ja, do të rigjenerojë vende të përzgjedhura kulturore dhe fetare ne pesë komuna dhe do të krijojë kapacitetet për promovim, monitorim dhe mbrojtje të vendeve të trashëgimisë.
Buxheti i përgjithshëm i BE-së për këtë projekt është mbi 1.5 milion euro dhe do të zbatohet gjatë një afati prej 12 muaj.