10 Janar 2025

‘Baushtellë: Balkan Temple’ së shpejti në Kosovë

Prishtinë, 5 gusht - Rreth 40 njerëz nga Zvicra, Kosova dhe Serbia kanë gati katër javë që janë bashkuar me qëllimin që ta konceptojnë një performancë masive 6 orëshe e cila gjatë muajit shtator do të shfaqet në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih.

Pas qëndrimit nga dy javë në Cyrih dhe Beograd, këtë të dielë, me 9 gusht 2015, rradha i vjen Prishtinës për t’i mikëpritur njerëzit e Baushtellës.

Qëllimi i projektit është që përmes artit të zbërthejë pyetjen ‘ N’ç k a beson ti?’duke iu mundësuar një grupi të artistave të rinj të këtyre tri qyteteve që të udhëtojnë dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme të gjejnë një përgjigjje ndaj pyetjes apo të ngjallin një reagim ndaj saj.

Ndër sponzorët kryesorë të projektit janë Qyteti i Cyrihut, Kantoni i Cyrihut, dhe fondacione zvicerane si ‘Walter B. Kielholz Foundation,’ ‘ArtlinkSudKulturFonds,’ ‘Migros Kultuprozent.’

Nga Kosova, ky projekt ka gjetur mbështetje institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Vendqëndrimi bazë i ‘Baushtellë: Balkan Temple’ në Prishtinë do të jetë shtëpia e hapur multifunksionale bashkëpunuese ‘H ackerShtellë, ’ e cila në maj të këtij viti u iniciua nga OJQ Baushtellë dhe Prishtina Hackerspace.

Baushtella fton të gjithë entuziastët dhe artistët që dëshirojnë të marrin pjesë në performancën lokale të bëhen pjesë e aktiviteteve ditore në HackerShtellë.

Njerëzit e Baushtellës do të qëndrojnë gati një muaj në Prishtinë, ku gjatë dy javëve të para do të organizohen ngjarje dhe aktivitete të ndryshme që lidhen direkt me pyetjen që e shtron projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)