Bashkohen yjet e Rolling Stones, Jagger dhe Taylor
SHBA, 22 mars - Janë bashkuar yjet e "Rolling Stones", Mick Jagger dhe Mick Taylor, 36 vjet pasi kitaristi Taylor u largua nga grupi.
Taylor iu bashkua rokerëve më 1969, duke zëvendësuar Brian Jones, por ai u largua përsëri pesë vite më vonë më 1974, pasi që dështoi të koordinohej me Jagger dhe me kitaristin Keith Richards.
Por tani thuhet se Taylor e është ribashkuar me Jagger, dhe menjëherë kanë filluar punën në studio për të ripërpunuar albumin e Stonesave nga viti 1972, "Exile on Main Street". Albumi pritet të lansohet në maj të këtij viti.