29 Dhjetor 2024

Bashkohen në mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore

Gjilan, 7 shkurt - Rreth 30 pjesëmarrës nga komunitetet lokale, zyrtarë komunal, udhëheqës lokal të komuniteteve fetare dhe anëtarë të këshillit komunal për siguri në bashkësi (KKSB) morën pjesë në punëtorinë njëditore që u përqëndrua në rritjen e aftësive dhe njohurive të komuniteteve lokale në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kjo punëtori u zhvillua në kuadër të projektit Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK) të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUOK) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Punëtoria u hap nga nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i cili ritheksoi përkrahjen e madhe dhënë institucioneve komunale për të krijuar një mjedis të sigurt dhe për të mbrojtur dhe rehabilituar trashëgiminë kulturore si pjesë e vlerave të përbashkëta të qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Vehbi Selmani nga UNDP theksoi se projekti përmban aktivitete që angazhojnë komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe rinovimin dhe rehabilitimin aktual të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit diskutuan dy projektet që janë duke u implementuar në Gjilan, rinovimin e kishës ortodokse serbe Shën Nikolla dhe rehabilitimin e varrezave të qytetit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan angazhimin e komuniteteve në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e ideve se si t’i adresojnë disa nga sfidat me të cilat komunitetet mund të përballen në të ardhmen.

Në vazhdim, Drazho Bozhoviq, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore në kuadër të Policisë së Kosovës në prezantimin e tij u përqëndrua në faktorët kryesorë që përbëjnë kërcënim për trashëgiminë kulturore dhe zgjidhjet e mundshme.

Përveç temave që u përmendën, pati edhe një diskutim të gjallërishëm se si trashëgimia kulturore mund të sjellë komunitetet e ndryshme së bashku si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë dhe koordinimit mes autoriteteve komunale, Policisë së Kosovës, komunitetit dhe shoqërisë civile.

Punëtoria në komunën e Gjilanit është e fundit në serinë prej pesë punëtorive të mbajtura në komuna, duke përfshirë: Ferizajin, Lipjanin, Kamenicën dhe Rahovecin. Këto punëtori janë organizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)