Bashkëbisedim me shkrimtarin dhe poetin e njohur Eqrem Basha
Prishtinë, 25 mars - Në kuadër të edicionit të 19-të programit të javëve të frankofonisë në Kosovë, ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Universitare Frankofone organizojnë një bashkëbisedim me shkrimtarin dhe poetin e njohur Kosovar-frankofonë Eqrem Basha.
Në këtë ngjarje kulturore- letrare do të jetë prezent edhe përkthysei I njohur i romanit “Lakorja e ik’sit” zoti Sebastian Gricourt.
Sot në Qëndren Universitare Frankofone ai do të flasë për qëndrimin e tij rreth letërsisë dhe eksperiencës së tij.
Gjatë muajit mars, Javët e Frankofonisë do të jenë të pasura me një shumëllojshmëri të gjerë të ngjarjeve: koncerte, konferanca, filma të metrazhit të gjatë, dhe filma të metrazhit të shkurtë, ekspozita dhe takime me artistë dhe realizator të filmave.