Barbra Streisand promovon albumin e saj të ri Partners
Nju Jork, 17 shtator - Këngët e Barbra Streisand janë ndër më të mirat në historinë e muzikës pop por ajo nuk dëshiron ti këndoj hitet e saj më.
Ajo këtë e zbuloi gjatë një interviste që e dha për US TV gjatë të cilës edhe e promovoi albumin e saj të ri Partners, një përmbledhje duetesh.
Në mesin e atyre që paraqiten në këtë album janë Lionel Richie, një person që i ngjan Elvis Presley, me të cilin ajo e këndoi këngën Love Me Tender si dhe djali i saj nga martesa e parë Jason Gould.