Banderas, ambasador i OKB-së kundër varfërisë
New York, 19 mars - Antonio Banderas do të jetë në vijën e parë kundër varfërisë, si ambasadori i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP).
Lajmin e ka bërë të ditur sot Pallati i Qelqtë.
Banderas, nën shoqërinë e vipave të tjerë të Hollywod-it si Nicole Kidman, George Clooney e Angelina Jolie, do të bëhet imazhi zyrtar i fushatës së UNDP-së, që synon të pakësojë numrin e të varfërve brenda 2015-ës.