Baleti ‘Pa mure’ shfaqet sot në skenën e Teatrit Kombëtar
Prishtinë, 16 maj - Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje, 16 maj 2019, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e baletit “Pa mure” me koreografi të Teuta Krasniqit.
Shfaqja “Pa mure” është një revoltë ndaj getoizimit të shoqërisë kosovare, mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj dhe kundër regjimit të vizave me vendet evropiane.
‘Pa mure” është realizuar në fillim të viti 2018 dhe është shfaqja e parë e përgatitur nga një ekip tërësisht kosovarë, duke u nisur nga koreografia, të cilën e ka bërë balerina e trupës së baletit, Teuta Krasniqi, përzgjedhja e muzikës, skena, kostumet e deri te elementet teknike.