23 Dhjetor 2024

Azerbajxhani fitues i Eurovizionit 2011

Dyzeldorf, 15 maj - Azerbajxhani e ka fituar Festivalin e Kënges Evropiane, Eurovizion, për vitin 2011, duke e zënë vendin e parë me një këngë dashurie në garën në të cilen morrën pjesë 43 shtete.

Eurovizioni i këtij viti është shikuar përmes ekranit të televizionit prej 100 milion personave.

Eldar Gasimov dhe Niga Xhamal fituan me duetin, “Running Scared”.

Kjo është hera e parë që ky shtet fiton në këtë garë. Italia zuri vendin e dytë derisa Suedia doli e treta në festivalin që u mbajt mbrëmë për 56-ën herë më radhë.

Festivali evropian i këngës deri më tash është parë si pikënisje e karrierave ndërkombëtare në muzikë. Grupi i njohur ABBA u bë i famshëm pas fitores në vitin 1974 me këngën, \"Waterloo\", ndërsa këngëtarja kanadeze, Selinë Dion, e fitoi Eurovizionin në vitin 1988 duke kënduar për Zvicrën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)