Avatar 2, filmi më i kushtueshëm në histori
Hollywood, 9 mars - Avatar 2 do të jetë filmi më i kushtueshëm i të gjithë historisë, lajmëroi sot regjizori James Cameron, nëpërmjet të përditshmes Los Angelos Times.
Pas suksesit të serisë së parë, dy seri të tjera do të plotësojnë triologjinë. Nga sa është bërë e ditur nga aktorja Michelle Rodriguez, pjesa e dytë do të zhvillohet gjithashtu në planetin e Pandorës, por e shumica e pamjeve do të jenë nënujë.
Qëllimi i prodhuesve është që kjo seri e dytë të thyejë rekordin e së parës edhe përsa i përket arkëtimeve.
Avatari i parë kërkoi një buxhet prej 275 milion dollarësh për tu xhiruar, por u shndërrua në filmin më të suksesshëm të historisë duke arkëtuar mbi 2,7 miliardë dollarë.