Autostrada Biennale publikon librat Audio-Vizual"Hero në Shtëpi"
Prishtinë, 23 shtator - Autostrada Biennale ka kënaqësinëtëpublikojë vëllimin e dytë të një serie librash audio-vizual që targetojnë fëmijët e moshës 6-9 vjeç dhe prindërit e tyre, duke i ndihmuar ata qe të zhvillojnë qasje edukative në informimin e fëmijëve te tyre për situatën Covid-19.
Ideja prapa projektit “Nuk ka dallime ndërmjet nesh” ishte krijimi i librave audio-vizual që adresojnë ndikimin e aspektit shëndetësor dhe social të Covid-19 tek fëmijët dhe prindërit e tyre.
Përmes ilustrimeve, fëmijët së bashku me prindërit e tyre do të informohen si t’a mbrojnë veten dhe të tjerët nga virusi, duke ndjekur këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjithashtu projekti trajton aspektin social dhe synon të ketë ndikim afatgjatë në adresimin e çështjeve gjinore në familje duke paraqitur (mos) ndarjet e roleve dhe përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të familjes gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19.
Librat titullohen “Hero në Shtëpi” dhe janë publikuar në 5 gjuhë: shqip, serbisht, anglisht, turqisht dhe romisht.