Audrey Hepburn mbetet ikonë globale e bukurisë
Londër, 6 maj - Edhe pas 20 viteve që nga vdekja e saj në moshën 63 vjeçare aktorja e njohur britaneze Audrey Hepburn ka mbetur një ikonë globale e bukurisë dhe një nga aktoret më të njohura në botë.
Por sipas djalit të saj Luca Dotti, aktorja e cila fitoi shumë çmime nuk ishte e sigurtë as për pamjen e saj e as për aftësitë në aktrim dhe vazhdimisht befasohej nga vëmendja pozitive që ajo kishte.
Duke folur për MailOnline, Luca thotë: ,,Ajo ishte shumë e emocionuar nga fakti që shikohej si një ikonë e bukurisë por gjithashtu i vinte turp që vlerësohej shumë nga e gjithë bota".
Pjesë nga filmi i saj ,,Breakfast at Tiffany" do të shfaqen në teatrin mbretëror të Londrës Albert Hall më 12 dhe 13 qershor dhe në lidhje me këtë Luca thotë se nëna e tij do të gëzohej pa masë sikur të ishte gjallë sidomos për faktin se ajo ishte shtetase britaneze.