ATK dhe FMN me plan konkret për modernizimin e mëtutjeshëm
Prishtinë, 7 gusht - Sot është mbajt takimi përmbyllës me përfaqësuesit e misionit të FMN-së, në të cilin është shpalos Plani i Reformës së ATK-së për periudhën 2019-2021, në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësuesit e donatorëve të cilët mbështesin ATK-në.
Drejtori i ATK-së Sakip Imeri, potencoi se aktivitetet e përbashkëta na kanë shërbye që të njohim me mirë gjendjen e përgjithshme të përmbushjes tatimore, sfidat dhe pengesat, të caktojmë objektivat dhe prioritetet, pastaj të rëndisim aktivitetet tona drejt funksionimit si një institucion modern, i avancuar, profesional dhe i krahasueshëm me administratat tatimore moderne.
Ne emër të ATK-së, Ymeri falënderoj FMN-në dhe gjithë donatorët për kontributin e dhënë në progresin tonë.
Bashkëpunimi dhe shfrytëzimi i përvojave dhe ekspertizave të eksperteve të FMN-së dhe institucioneve tjera sipas Ymerit ka sjell progres të vazhdueshëm në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kjo ka ndodhur edhe gjatë këtyre ditëve, nga data 25 Korrik deri 7 Gusht 2018, me punën e përbashkët të ekipit të menaxhues të ATK-së dhe misionit të FMN-së.
Pikënisje për këtë reforme janë raportet dhe analizat që kanë qenë bazë e mirë për hartimin e një plani të veprimit për reforma 2019-2021: Anketa me tatimpagues për vitin 2017 (GIZ), Raporti "Doing Business" 2017/2018 (BB), Raporti diagnostikues TADAT për performancen ATK (FMN), Raporti monitorues i FMN-së, Raporti i Progresit (KE) dhe Raporte të brendshme, analiza për të hyrat, shërbimet e TI dhe të arriturat tjera në ATK.
Dokumenti që prezantohet është një sfidë e veçantë e ATK-së për zhvillimet e ardhshme, është plani i një reforme të thellë, e cila do të jetë në interes edhe të Qeverisë së Kosovës dhe mbi të gjitha për tatimpaguesit.
Në takim ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, GIZ dhe Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur zbatimin e kësaj reforme.
Rikujtojmë se FMN ka mbështetur ATK-në që nga themelimi i saj në zhvillimin dhe implementimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të administratës tatimore.