Athina do të jetë Kryeqyteti Botëror i Librit gjatë vitit 2018
Athinë, 17 shtator - UNESKO-ja bëri të ditur se Athina do të jetë Kryeqyteti Botëror i Librit gjatë vitit 2018.
Programi përfshin takime me shkrimtarë, përkthyes dhe ilustrues, ekspozita tematike, lexime poetike dhe punishte për punonjësit në fushën e botimit. Athina do të jetë Kryeqyteti i 18 i radhës Botëror i Librit.