Ashley: Dua të martohem përsëri me Cheryl
Londër, 5 korrik - Ashley Cole ka deklaruar se dëshiron të martohet përsëri me Cheryl Cole -vetëm nëntë muaj pasi janë divorcuar.
Njoftimi i tij u bë pas ditëlindjes së 28-të të Cheryl, që u zhvillua natën e premte, ku çifti ishte afruar mjaft me njëri-tjetrin në praninë e miqve dhe familjes - duke përfshirë edhe mamanë ende \"mospranuese\" të ish-gjyqtares së X-Factor.
Një gazetë britanike ka zbuluar se ata e kishin rifilluar romancën para 3 muajsh.
Lidhja e fshehtë e tyre ka filluar përpara se Cheryl të largohej nga paneli i gjyqtarëve të X-Factor.