Artpolis prezanton lexim skenik të veprës “Zgjimi i Pranverës”
Prishtinë, 28 dhjetor - Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis) prezanton lexim skenik të veprës “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha.
Frank Wedekind paraqet reflektimin e një të rrituri për adoleshencën, pasojat e injorancës dhe pasojat e mos-vetëdijësimit për tema të cilat prekin rrënjësisht jetën e tyre.
Kjo vepër tregon po ashtu storien e adoleshentëve të cilët janë duke zbuluar “trazirat” e brendshme e të jashtme të seksualitetit të tyre, tutje ekspoloron udhëtimin e adoleshentëve drejtë moshës së rritur me një pasion që është ndriçues dhe i paharrushëm.
Zgjimi i Pranverës e lë publikun duke menduar për mënyrën se si gjërat mund të ishin zgjidhur ndryshe, më mirë nëse personazhet kishin vepruar ndryshe.
Zgjimin e Pranverës e sjell regjisorja Zana Hoxha në Kosovën e viteve të 90-ta përmes leximit skenik dhe proces inskenimi, që ne vitin 2020 do të ketë premierën si shfaqje për të marrë formën përfundimtare.