Artpolis hap ekspozitën shitëse "Rruza t'zemrës"
Prishtinë, 27 shtator - Me qëllim të mbledhjes së fondeve, Qendra për Art dhe Komunitete - Artpolis organizon ekspozitën shitëse "Rruza t'zemrës".
Aksesorë të ndryshëm, të punuara me dashuri dhe energji shumë të mirë nga viktima të mundshme të trafikimit, nën mentorimin e artistes Njomëza Luci, do të prezantohen sot.
Fondet e mbledhura nga shitja e produkteve punëdore, do t'iu dedikohen grave që i kanë punuar këto aksesorë.
Pije, ushqim, muzikë, shoqëri do të jenë pjesë e ekspozitës.
Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore." Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP).