09 Janar 2025

Artistët kosovarë përkrahën që të bëhen pjesë e rrjeteve të BE-së

Prishtinë, 14 janar - Projekti i financuar nga BE-ja ‘Kulturë për të gjithë” organizon takimin përcjellës me 32 artistë dhe profesionistë të rinj të cilët gjatë vitit të kaluar kanë marrë pjesë në pesë vizita studimore të ngjarjeve kulturore në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian  dhe në rajon.  

Synimi i organizimit të vizitave studimore në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e IPA-së ishte promovimi i pjesëmarrjes së artistëve dhe operatorëve kulturorë që të marrin pjesë në ngjarjet kulturore kryesore evropiane.

Vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjeve të mobilitetit artistik dhe kulturor me synim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimet në të ardhmen.

Pjesëmarrja e artistëve kontribuon në krijimin e lidhjeve me rrjetet e BE-së në artet vizuale, kinematografi, artet performuese, muzikë, vallëzim me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të operatorëve kulturorë dhe për ofrimin e mundësive për aleanca produktive dhe ndërmarrës kreativ.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)