Arrin në Kosovë Sofie Kastrioti, pas-ardhësja e Skënderbeut
Prishtinë, 29 gusht - Ka arritur në Republikën e Kosovës, pas ardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti.
Pasardhësja e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të festës së vjeljes së rrushit HardhFest dhe të bodrumit Stone Castle.
Vet Sofia u shpreh e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.
Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Kosovë.
Ndërsa, për vet organizatorët e HardhFestit si dhe Komunën e Rahovecit, vizita e saj është nder pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës dhe e cila do të përformojë veprat e saja.
Sofie Kastrioti, do të qëndrojë deri më datë 5 shtator në Rahovec.
Festa e Vjeljes së rrushit Hardh fest do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit Ndërsa Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, të cilët festojnë 10 vjetorin.