Arrestohet personi qe hyri në shtëpinë e Selena Gomez pa leje
Londër, 7 prill - Burri i cili u arrestua si i dyshuar për hyrje pa leje në pronën e Selena Gomez të premten më 4 prill supozohet të jetë i njëjti që e kërceu gardhin e shtëpisë e saj të hënën më 31 mars.
Cruz ishte dënuar me 45 ditë burgim dhe ishte urdhëruar që të qëndroj larg këngëtares dhe shtëpisë së saj për tri vite.
Sidoqoftë, për shkak të numrit të madh të të burgosurve, ai u lirua të premten në mëngjes dhe u kthye në shtëpinë e tij në Calabasas, California.
Policia shkoi në shtëpinë e Gomez pas një alarmi për hyrje pa leje dhe e arrestoi prapë Cruz të hënën.