Arrestohet aktori Nicolas Cage
New Orleans, 17 prill - Dhunë në familje dhe prishje të qetësisë publike. Janë këto akuzat për të cilat aktori i njohur Nicolas Cage është arrestuar ditën e sotme në New Orleans.
Lajmin e bën të ditur TMZ.com, që konsiderohet si bibla e thashethemeve në Shtetet e Bashkuara.
Sipas burimit, Cage ishte i dehur dhe në një moment, në rrugë, ka filluar të diskutojë me zë të lartë me bashkëshorten e tij Alice Kim.
Një taksist, pasi e pa aktorin që shtynte të shoqen, ka lajmëruar policinë. Kur mbërritën agjentët Cage tha për ti provokuar: Përse nuk më arrestoni?.