Arrestohet aktori George Clooney në
Washington, 17 mars - Aktori George Clooney u arrestua dhe u vu në pranga sot jashtë ambasadës sudaneze në Uashington gjatë një proteste kundër autoriteteve të Sudanit për të penguar ndihmat ushqimore për popullatën.
U arrestua gjithashtu i ati i zotit Clooney, gazetari 78-vjeçar Nick Clooney, si dhe disa anëtarë të Kongresit amerikan që morën pjesë në protestë. Të arrestuarit u futën në një furgon policie.
Meqenëse ambasada është pronë private, aktori Clooney dhe të tjerët e dinin se nëse refuzonin të largoheshin do të përfundonin në arrest.
Ata u paralajmëruan tri herë para se policia ti arrestonte. Duke folur para turmës që ishte mbledhur për të parë protestën, George Clooney tha se qeveria sudaneze duhet të ndalë vrasjet e njerëzve të pafajshëm.