Ariana Grande ndahet nga i dashuri i saj
Los Anxhelos, 22 prill - Lajmi për ndarjen e këngëtares së njohur amerikane Ariane Grande dhe reperit Big Sean ishte tronditës për gjithë adhuruesit.
Ndonëse kanë dashur ta mbajnë personale çështjen e ndarjes ata kanë shkruar nëpër rrjete sociale se tani ndihen mirë dhe se i duan adhuruesit e tyre shumë.
Një burim i afërt me qiftin ka bërë të ditur se arsyea e vërtetë e ndarjes së tyre ka qenë se ata nuk i kanë besuar njëri tjetrit dhe shumicën e kohës kanë qëndruar larg njëri tjetrit për shkak të angazhimeve të shumta.