Aretha Franklin fejohet në moshën 69-vjecare
Miami Beach, 3 janar - Këngëtarja e famshme amerikane Aretha Franklin është fejuar me mikun e saj William Willie Wilkerson.
69-vjecarja, legjendë e muzikës soul dhe fituese e cmimeve Grammy, tha se shpresonte të martohej gjatë verës së ardhshme.
Ajo u shpreh se bashkë me Wilkerson po konsideronin Miami Beach në Florida si një lokacion për tu vendosur, ku do të kenë në dispozicion edhe jaht.
Franklin, albumi i fundit i së cilës është Aretha: A Woman Falling Out of Love, është martuar dy herë në të kaluarën.
Ne po mendojmë qershorin ose korrikun për martesën, dhe jo, nuk jam shtatzënë, deklaroi këngëtarja.
Ajo iu rikthye interpretimeve të saj në maj të vitit të kaluar pasi qendroi për një periudhë në spital si pasojë e problemeve me ushqimin.