10 Janar 2025

Arben Zharku pjesë e jurisë në Festivalin e Sarajevës

Prishtinë, 11 gusht - Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku do të jetë juri në edicionin e 21-të të Sarajevo Film Festival që njihet si një nga festivalet më të mëdha në Ballkan.

Arben Zharku dhe David Gonzalez, i cili është redaktor në portalin ‘Cineuropa,’ portal ky që i dedikohet tërësisht kinemasë evropiane, janë në jurinë që do të ndajnë çmimin Cineuropa Award.

Këtë çmim në të kaluarën e kanë fituar edhe  filmat ‘Amnistia’ nga Bujar Alimani në vitin 2011 dhe ‘Tri Dritare dhe Një Varje’ nga Isa Qosja në vitin 2014.

Sarajevo Film Festival fillon me 14 gusht deri më 22 gusht dhe filmi që do të hap këtë edicion është filmi i regjisorës Ana Muylaert “The Second Mother”, i cili ka fituar 4 çmime deri tani në Sundance Film Festival, RiverRun International Film Festival dhe Berlinale.

Këtë vit në Sarajevë do të ketë paraqitje edhe aktori i njohur Alban Ukaj i cili është pjesë e dy filmave që do të shfaqen në festival, filmit dokumentar “One Day in Sarajevo” dhe filmit artistik “Sabina K.”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)