Anulohet lancimi i albumit të ri të Mariah Careyt
SHBA, 23 mars - Raportohet se Mariah Carey ka anuluar lancimin e albumit të saj të ri "Angels Advocate". Albumi i caktuar të dilte në treg më 23 shkurt u shty për datën 30 mars, ndërsa tani sipas faqes MariahJournal.com, publikimi albumit është anuluar.
Një artikull në këtë faqe të fansave të Careyt thotë se nuk do të dalë në treg albumi "Angels Advocate", i cili është remiks i albumit "Memoirs of An Imperfect Angel".
Faqja citon menaxhmentin e këngëtares të ketë thënë se albumi nuk do të dalë i kompletuar, porse ata po punojnë që të nxjerrin vetëm disa këngë nga ai.