09 Janar 2025

Ansambli ‘Shota’, përfaqësuesi me i denjë i trashëgimisë shpirtërore

Prishtinë, 27 shtator - Në një akademi solemne, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ ka shënuar sonte në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, 50 vjetorin e themelimit si ansambël profesionist.

Në këtë solemnitet ka marrë pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, drejtues të Ansamblit, ish drejtues, ish valltarë e këngëtarë, Rifat Jashari nga familja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, artistë e mysafirë nga sferat e ndryshme të jetës.

Në këtë akademi janë nderuar shumë personalitete që kanë punuar e ndihmuar Ansamblin.

Ministri Memli Krasniqi, në fjalën e tij tha se Ansambli ‘Shota’ shënon rrugëtimin më të rëndësishëm të popullit të Kosovës dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i trashëgimisë së pasur shpirtërore të popullit tonë.

“Në jemi shtet i ri, por jemi populli më i lashtë i këtyre trevave. 50 vjet të ansamblit “Shota” nuk janë pak. Aq më tepër që janë ndër vitet më të rëndësishme të historisë sonë. Janë vitet e ecjes sonë drejt lirisë”, tha ai.

Ai ka thënë së është e vështirë të gjinden fjalët e duhura për të përshkruar rrugëtimin 50 vjeçar të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, si ansambël profesionist që për dekada me radhë ka qenë dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i trashëgimisë së pasur shpirtërore të popullit tonë.\"

\"Më mirë se çfarëdo fjalimi, për “Shotën” tonë flet krijimtaria dhe performansa gjysmë-shekullore e qindra valltarëve, instrumentistëve, këngëtarëve e administratorëve që me talentin e tyre, me punën dhe përkushtimin titanik e bënë këtë ansambël një institucion përfaqësues të Kosovës edhe në kohët më të vështira për popullin tonë, por edhe sot. “Shota”, më mirë se kushdo ka kultivuar dhe ka ruajtur traditën tonë kombëtare, melosin dhe folklorin tonë unik dhe ka promovuar trashëgiminë shpirtërore shqiptare anë e kënd botës.\"

\"Gjithë ata njerëz që e bënë ansamblin “Shota” të arrij nivelet më të larat artistike, ku është edhe sot, me të drejtë e meritojnë mirënjohjen dhe vlerësimin tonë, respektin dhe mbështetjen institucionale\", ka theksuar Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)