Ansambli Shota hap ekspozitën e përhershme të veshjeve
Prishtinë, 18 prill - Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Shota, me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve do të hap ekspozitën e përhershme të veshjeve, mbahet në lokalet e Ansamblit.
Para kësaj, trupa artistike e ansamblit do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës Nënë Tereza nga sheshi Zahir Pajaziti deri te sheshi Ibrahim Rugova dhe anasjelltas.
Në fund të defileut grupi i valleve do të ekzekutojë një kolazh koreografik, në sheshin Zahir Pajaziti, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit Grand.