Ansambli mitrovicas fiton dy çmimet kryesore
Mitrovicë, 8 tetor - Ansambli i këngëve dhe valleve të Mitrovicës, ka fituar dy çmimet e para, Margaritari i muzikës popullore dhe Çmimin e publikut në festivalin mbarëkombëtar Burimet e Sharrit në Tetovë. Këto çmime janë në vazhdën e sukseseve të vazhdueshme të këtij ansambli.
Për të uruar pjesëtarët e këtij ansambli në krye me koreografin, Haki Mulliqi, kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka zhvilluar një takim me ta i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani. Kryetari Kastrati ka çmuar punën e mirë dhe përkushtimin e treguar nga të gjithë anëtarët e këtij ansambli.
Ai gjithashtu është zotuar për të vazhduar mbështetjen për këtë grup artistik që është duke i bërë nder Mitrovicës me sukseset brenda dhe jashtë Kosovës.