26 Dhjetor 2024

Ansambli “Mati” nga Burreli shfaq programin artistik në “Flakën e Janarit”

Gjilan, 29 janar - Manifestimi kulturor mbarëkombëtar  “Flaka e Janarit 2018”, po e vazhdon rrugëtimin me sukses, ndërsa aktiviteti i radhës mbrëmë ka qenë koncerti i shfaqur nga Ansambli “Mati”, që vie nga Burreli i Shqipërisë, që me këngë, valle e melodi instrumentale, ngrohu zemrat e publikut të pranishëm, i disponuar për gjithë kohën sa zgjati programi artistik i trupës së këtij Ansambli.

Ky aktivitet erdhi për publikun gjilanas si bashkëpunim i Komunës së Gjilanit, Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Bashkisë Mat.

Koncertin që u mbajt në shkollën “Don Bosko”, e kanë përcjellur kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, deputetja Valentina Bunjaku- Rexhepi e  personalitete tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar ansamblin e Matit për programin e tyre të dhënë në kuadër të “Flakës së Janarit”, ambasadorin Minxhozi,  për angazhimin e tij, duke thënë se ai është miku më i madh i Gjilanit dhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të përbashkëta  në kuadër të “Flakës…”.

“Ky koncert, por edhe aktivitetet tjera të “Flakës...” le të shërbejnë si homazh për të gjithë  të rënët në luftën e gjatë për lirinë e shqiptarëve. “Flaka e Janarit” do të zgjerohet akoma dhe do të bëjë dritë për çdo pjesë të vendit”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

E, ambasadori Qemal Minxhozi ka falënderuar kryetarin Haziri dhe ka vlerësuar lartë edhe performancën e Ansamblit “Mati”, duke shtuar se po ndihet edhe më i emocionuar, për faktin që edhe vet ai vije pikërisht nga kjo pjesë e Shqipërisë.

Ambasadori shqiptar, artistët e këtij ansambli i quajti legjenda të gjalla, që sonte shfaqën një pjesë të repertorit, një pjesë të shpirtit të tyre dhe sipas tij, ata janë gurra e pashtershme matjane dhe se ky ansambël është përçues i muzës popullore matjane.

Nga ana e saj, Linditë Doda, duke vlerësuar mikpritjen, tha se po i sjellë përshëndetjet nga Mati apo “Lugina e mbretërve”, siç njihet andej.

Kurse deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka vlerësuar lartë këtë koncert të kësaj trupe, duke thënë se erdhi më i veçantë se aktivitetet tjera dhe se pikërisht një aktivitet i tillë ka vendin e vet të merituar në një manifestim siç është “Flaka e Janarit”.

Përndryshe, Manifestimi “Flaka e Janarit 2018” do të vazhdojë tutje me Orën e Madhe Letrare më 31 janar, ora 16:00 dhe për të kulmuar me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka”, në ora 17:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)