Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve interpreton në Pejë dhe Prizren
Pejë, 18 shkurt - Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka bërë të ditur se Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE) i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë i cili do të interpretojë sot në Sheshin Shadërvan në Prizren dhe në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
Nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999.