30 Dhjetor 2024

Annie Lenox dënon videoklipet e Cyrus dhe Rihanna

New York, 7 tetor - Annie Lenox, ish-vokalistja e grupit Eurythimics, ka dënuar videoklipet e shumta “muzikore-pornografike” që janë publikuar kohët e fundit nga këngëtare të ndryshme, ku spikasin Miley Cyrus dhe Rihanna.

Këngëtarja veterane nuk ka bërë emra, por kuptohet lehtë kë shënjestron me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook.

“Jam e shqetësuar dhe e habitur mbi përmbajtjen seksuale që shoh në performancat dhe videoklipet e kohëve të fundit. E dini vetë për kë e kam fjalën. Duket qartë që shumë studio regjistrimi po shkojnë drejt pornografisë të shoqëruar me muzikë”, shkruan Lenox.

“Vajzat e reja po bombardohen me imazhe të papërshtatshme. Unë besoj tek liria e shprehjes, por duket se tregut nuk i interesojnë kufinjtë. Këngëtaret e reja po e ulin veten gjithmonë e më shumë”, shtoi Annie Lenox.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)