Anna Nicole Smith humbet 300 milionë dollarë pas vdekjes
SHBA, 20 mars - Trashigimia prej 300 milionë dollarësh që përfitoi top modelja e ndjerë Anna Nicole Smith nga martesa e saj, nuk do të ketë asnjë trashëgimtar.
Vendimi i habitshëm u mor ditën e premte nga Gjykata e Lartë e Apelit në SHBA.
Top modelja e cila vitin e kaluar vdiq pas përdorimit të një mbidoze u martua në vitin 1994 me milionerin e famshëm nga Teksasi, J. Howard Marshall. Në kohën kur u krye martesa e cila habiti të gjithë botën e shoubizit, topmodelja ishte Anna Nicole Smith 26 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj milioner ishte plot 89 vjeç.
Pas një viti plaku milioner vdiq dhe që nga ajo kohë topmodelja ka qenë në një luftë juridike me të birin e J. Howard Marshall, Pierce Marshall, për të përfituar pasurinë prej 300 milionë dollarësh.
Përfituesja e mundëshme e pasurisë që mund të merrte Anna Nicole Smith do të ishte vajza e saj e vogël e cila ka lindur pas një lidhje jashtëmartesore të modeles së famshme amerikane.